Flet Hysni Mehani, i sulmuar nga Lushtaku: Sulmet me banda nuk më ndalin

Aktuale

Flet Hysni Mehani, i sulmuar nga Lushtaku: Sulmet me banda nuk më ndalin

Nga: H.O. Më: 15 maj 2026 Në ora: 20:32
Hysni Mehani

Hysni Mehani dje është sulmuar nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Ky i fundit është intervistuar pak kohë më parë dhe është liruar në procedurë të rregullt.

I sulmuari, asambleisti i Vetëvendosjes, ka shkruar në Facebook se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Poashtu ka shkruar se sulmet me banda nuk mund ta ndalin as të fitojnë mbi të.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Unë jam mirë dhe më i fortë se çdo herë. E kam të pamundur me ju përgjigjë secilit, por ju falenderoj secilin.

Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin dhe asnjëherë nuk do të fitojnë mbi mua. Deri në frymën e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat