Suspendohen dy policë serbë në veri, u kapën të zhveshur në veturë

Aktuale

Suspendohen dy policë serbë në veri, u kapën të zhveshur në veturë

Më: 18 maj 2026 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Dy policë serbë, një burrë dhe një grua janë suspenduar në veri të Mitrovicës, pasi janë kapur në një situatë intime gjatë orarit të punës.

Burime të klanit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për policët N.Panteliq dhe R.Tijaniq, të cilët dyshohet se janë hasur të zhveshur brenda veturës, nga një njësi tjetër e Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve, menjëherë pas zbulimit të rastit, ai është raportuar tek eprorët kompetentë, të cilët kanë marrë vendim për suspendimin e dy zyrtarëve policorë për tre ditë, si dhe u është shqiptuar masë disiplinore.

Po ashtu, njërit prej zyrtarëve policorë i është ndryshuar edhe vendi i angazhimit, megjithatë kjo, sipas burimeve, është bërë vetëm për çështje operative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat