Debat i ashpër për 2 milionët e mërgatës – Gjema del në mbrojtje të vendimit të Qeverisë

Aktuale

Debat i ashpër për 2 milionët e mërgatës – Gjema del në mbrojtje të vendimit të Qeverisë

Nga: A.M Më: 27 maj 2026 Në ora: 12:13
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës

Nexhmije Gjema, ka reaguar në lidhje me ndarjen e rreth 2 milionë eurove nga Qeveria për sektorin e aviacionit, duke e mbrojtur këtë vendim dhe duke thënë se nuk ka nevojë për arsyetime shtesë.

Ajo në postimin e saj në Facebook ka theksuar se investimi lidhet me stabilizimin e fluturimeve dhe lehtësimin e udhëtimeve, veçanërisht për mërgatën, e cila sipas saj ka rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Në reagimin e saj, Gjemës ka kritikuar edhe zërat opozitarë, të cilët sipas saj po e politizojnë çështjen e aviacionit dhe po krijojnë debat të panevojshëm rreth këtij vendimi, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

𝐍𝐮𝐤 𝐩𝐨 𝐞 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐣 𝐬𝐢𝐧𝐪𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐦𝐞 𝐮 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐭𝐮 𝐩𝐬𝐞 𝐢 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐚 𝟐 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐯𝐢𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧?

Pse bre?

Pse duhet me iu arsyetu zhurmës së do njerëzve që kikirizin natë e ditë veç kundër, kundër…. e kundër?

Hajde po supozojmë qysh po thonjë këta ‘mendjendriturit’:

“Se 2 mil u investun për votat e mërgatës…”

Ani?

A mërgata veç e VV-së qenka?

A nuk udhëtojnë edhe familjet e opozitës me aeroplan?

A nuk i presin edhe ata bijtë e vajzat prej diasporës?

Biles, me 7 qershor as që pritet naj fluks i madh, se mërgata zakonisht vjen në sezonë vere. Kështu që edhe kjo propagandë po del pa pikë lidhje.

E dyta:

Kosova sot udhëton pa viza.

Krejt po shetisin e po kënaqen tuj ba selfie kahmos, sidomos këta milionerët e opozitës që s’lanë ven pa bredhë me aeroplana.

E tash, po ju pengojka kur shteti mundohet me i stabilizu mos anulimin e fluturimeve?

Po, a po harroni që mërgata sjell mbi 1.3 miliard euro remitanca në vit në Kosovë?

Mbi NJI MILIARD!

Edhe mos me pru asnji cent,

marre duhet me ju ardhë me sha mërgatën more dreqër, (se po m’shtini n’ditë feste me përmen t’koft-largtin) 😉

se qajo mërgatë e ka majtë këtë vend gjallë në ditët ma të vështira.

Në krejt botën ka krizë të aviacionit,

sidomos në Evropë, edhe ka me pas krizë për anulime të shumë e shumë fluturimeve, ani pse i kanë pagu njerzija-e rezervu pushimet.

Ka pasë diskutime serioze në Evropë për krizë të aviacionit, sidomos për shkak të rritjes së çmimit të kerozinës dhe problemeve me furnizim pas tensioneve në Lindjen e Mesme.

Komisioni Evropian bile ka nxjerrë ‘udhëzime emergjente’ për sektorin e aviacionit për shkak të frikës nga mungesa e karburantit dhe anulimeve të fluturimeve.

Po jo…

Këtu çdo send duhet me u kthy në histeri politike.

Po kujna me ia spjegu?

Kujna bre…?

Pusi ju marrt!

Hajt urime festën e Bajramit,

(se naj idhtut edhe bakllavën bre pusana…)

Hani, pini…edhe shuni.

Mos t’jau nij zanin more t’pa ditun, që kurr nji lajm nuk e lexoni se çka po ndodhë, e pse po ndodhë…

Qe lajmi i parë, (për konfirmim)

SWISS  veq ka fillu me planifikimin e anulimeve të disa destinacioneve…

E zemra mal mu kish ba, me ua lexu statusat juve nesër, tuj u anku se ju ka anulu fluturimi…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat