Gacaferi uron LVV-në, i ‘zhgënjyer’ me Osmanin: Na çove kot në zgjedhje

Aktuale

Gacaferi uron LVV-në, i ‘zhgënjyer’ me Osmanin: Na çove kot në zgjedhje

Nga: M.H. Më: 7 qershor 2026 Në ora: 19:20
Luan Gacaferi

Luan Gacaferi ka reaguar pas rezultateve zgjedhore, duke uruar koalicionin VV–GUXO–Alternativa–PSHDK për rezultatin e arritur.

Në të njëjtën kohë, ai ka kritikuar LDK-në, duke theksuar se partia nuk ka arritur rezultatin e pritur edhe me përfshirjen e Vjosa Osmanit, përcjell “Bota sot”.

Gacaferi shprehu zhgënjim ndaj Osmanit, duke thënë se vendi u dërgua në zgjedhje pa ndonjë përfitim konkret dhe se pritjet e mbështetësve nuk u realizuan.

Postimi i plotë

Urime VV GUXO Alternativa PSHDK

Për LDK boll keq edhe me Vjosën e treta ku ka qenë pa Vjosën!

Vjosë, veç na çove kot në zgjedhje për të mos marr asgjë na ke dëshpruar tej mase!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat