Albulena Haxhiu ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit, duke theksuar rëndësinë e fazës së numërimit të votave.
Ajo ka bërë thirrje që të gjithë personat e angazhuar në proces të veprojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe vigjilencë për të garantuar integritetin e zgjedhjeve.
Haxhiu ka theksuar se çdo votë përfaqëson zërin e qytetarëve dhe duhet të trajtohet me kujdes maksimal, përcjell “Bota sot”.
Në fund, ajo u ka uruar sukses të gjithë të përfshirëve në procesin e numërimit dhe ka shprehur dëshirën që rezultati final të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve.
Postimi i plotë
Pas mbylljes së qendrave të votimit, fillon faza vendimtare e procesit zgjedhor, numërimi. Çdo votë është zëri i qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.
Ftoj të gjithë personat përgjegjës që me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm të angazhohen maksimalisht në mbrojtjen e vullnetit të popullit dhe integritetit të procesit.
Ju uroj shumë suksese, punë të mbarë dhe që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve.