Buzhala ‘shpërthen’ ndaj opozitës: Po e shesin ‘gazin e Grenellit’ si projekt amerikan – ja çfarë thotë raporti i DASH-it

Aktuale

Buzhala ‘shpërthen’ ndaj opozitës: Po e shesin ‘gazin e Grenellit’ si projekt amerikan – ja çfarë thotë raporti i DASH-it

Nga: A.M Më: 12 qershor 2026 Në ora: 07:08

Viktor Buzhala ka reaguar ndaj debatit për projektet e gazifikimit në Kosovë, duke akuzuar opozitën se po e paraqet si projekt shtetëror amerikan atë që ai e quan "gazin e Grenellit".

Sipas Buzhalës, Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2026 rekomandon qartë përmirësimin e termocentraleve me qymyr dhe gazifikimin e qymyrit, duke shtuar se vetëm Lëvizja Vetëvendosje po ndjek këtë qasje, përcjell “Bota sot”.

Ai kritikoi partitë opozitare, duke pretenduar se veprimet e tyre po udhëhiqen nga kërkesat e ish-emisarit amerikan Richard Grenell.

Shkrimi i plotë

Opozita "gazin" e Grenellit po mundohet ta paraqes si gaz amerikan të vet shtetit. Ndërkohë, raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan i vitit 2026 e thotë qartë e trup: Kosova duhet të përmirësojë termoncentralet nga qymyri dhe të gazifikojë qymyrin. Vetëm një parti politike po vepron kështu, Vetëvendosje. Të tjerat veprojne çka t'iu thotë Grenelli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat