“Qëllimet janë të njëjta” – Avni Islami krahason Vuçiqin me Millosheviqin

Aktuale

“Qëllimet janë të njëjta” – Avni Islami krahason Vuçiqin me Millosheviqin

Nga: A.SH Më: 1 korrik 2026 Në ora: 14:10
Avni Islami

Eksperti i sigurisë Avni Islami ka deklaruar se politikat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës përfaqësojnë vazhdimësi të strategjisë së ish-regjimit të Slobodan Milosheviç, duke ndryshuar vetëm në formë, por jo në përmbajtje.

Sipas Islamit, përdorimi i retorikës nacionaliste dhe i simboleve si Vidovdan shërben si pjesë e një lufte hibride për të mbajtur të tensionuar situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se, pavarësisht kësaj retorike, Kosova është shtet sovran dhe institucionet e sigurisë, në bashkëpunim me KFOR, kanë kapacitetet e nevojshme për të garantuar integritetin territorial dhe për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Shkrimi i plotë:

Reagim me shkas,

Politikat e Vuçiqit dallohen vetëm nga forma e jashtme, por jo nga përmbajta brendshme, pasi qëllimet e tij mbeten të njëjta me ato të Millosheviqit

Politika e jashtme e Aleksandar Vuçiqit ndaj Republikës së Kosovës përfaqëson një vazhdimësi të drejtpërdrejtë strategjike të doktrinës destabilizuese të regjimit të Millosheviqit.

Gjatë ceremonive zyrtare, përfshirja e njësive elitare si Xhandarmëria Serbe në glorifikimin e teksteve me përmbajtje irredentiste – siç është refreni "Kur do të kthehemi në Kosovë" – nuk përbën një incident të izoluar, por një operacion të koordinuar psikologjik . Ky instrumentalizim i elementeve fetare dhe kulturore, veçanërisht rreth narrativës së Vidovdanit, përdoret si mjet i luftës hibride për të mbajtur të tensionuar mjedisin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Pavarësisht kësaj retorike të projektimit të forcës, realiteti gjeopolitik mbetet i pandryshueshëm: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Institucionet e Sigurisë së Kosovës, në sinkronizim të plotë operacional me KFOR-in (NATO-n), zotërojnë kapacitetet e plota të inteligjencës, parandalimit dhe reagimit taktik për të garantuar integritetin territorial dhe për të neutralizuar çdo kërcënim asimetrik apo konvencional.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat