Katër emra me peshë në LDK bojkotojnë Kryesinë

Aktuale

Katër emra me peshë në LDK bojkotojnë Kryesinë

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 18:06
Fotoilustrim

Mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur me mungesa të rëndësishme.

Burime të medias brenda partisë bëjnë të ditur se katër figura kryesore të këtij subjekti politik kanë bojkotuar takimin e thirrur nga kryetari Lumir Abdixhiku.

Sipas burimeve, mbledhjen e sotme e kanë bojkotuar Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti dhe Gazmend Muhaxheri.

Ky bojkot vjen në një moment tejet të ndjeshëm politik, kur LDK-ja po përballet me diskutime të brendshme për rezultatin zgjedhor dhe po shqyrton ftesën e kryeministrit për takimin rreth konstituimit të institucioneve të reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat