Dorëzohen nënshkrimet - Ilir Ferati deklarohet për zhvillimet e fundit në LDK

Aktuale

Dorëzohen nënshkrimet - Ilir Ferati deklarohet për zhvillimet e fundit në LDK

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 13:11 Përditësuar në ora: 15:01 më 15.07.2026
Ilir Ferati

Hoti reagon pas dorëzimit të nënshkrimeve në LDK

Nga: A.Sh

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pasi u bë e ditur se janë dorëzuar mbi 150 nënshkrime për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të partisë.

Më herët gjatë ditës, deputeti i zgjedhur Armend Zemaj konfirmoi se nënshkrimet janë dorëzuar, në një kohë kur brenda LDK-së janë shtuar kërkesat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Në një postim në Facebook, Hoti theksoi se fuqia e LDK-së buron nga anëtarësia dhe jo nga individët.

“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve. Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj. ✌️”, ka shkruar Hoti.

Nënshkrimet do t’i nënshtrohen verifikimit/Ilir Ferati deklarohet për zhvillimet e fundit në LDK

Armend Zemaj dhe Florian Dushi kanë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të LDK-së për shkarkimin e Lumir Abdixhikut.

Pas këtij zhvillimi ka reaguar, sekretari i LDK-së, Ilir Ferati.

Ai ka thënë se do të krijohet një komision për verifikimin e nënshrkimeve dhe pastaj do të japen detaje për numrin e nënshkrimeve dhe hapat më tej.

“Kemi pranuar kërkesën e nënshkruesve dhe bashkëngjitur një kopje e nënshkrimeve. Numrin s’mund ta themi, sepse jemi në proces të verifikimit. Do të krijojmë një komision dhe do të verifikojmë. Pasi që të bëhet procesi i verifikimi preliminar, dalim ose unë ose kryetari me një mesazh”, ka thënë Ferati.

Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

Armend Zemaj dhe Florian Dushi kanë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të LDK-së për shkarkimin e Lumir Abdixhikut.

Zemaj e Dushi nuk kanë treguar numrin e nënshkrimeve të mbledhura, por kanë thënë se janë sipas normave statutare dhe se presin zhvillimet konform statutit të LDK-së.

Tash e disa ditë është diskutuar thirrja e Kuvendit të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku do të dal në votim para delegatëve të LDK-së.

Ai para disa muajsh i kishte mbijetuar një mocioni të organizuar nga vetë ai, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat