Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Aktuale

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 08:56
Personi në kërkim

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon informacione që do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografitë e publikuara.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë në numrin:

-192 ose përmes emailit [email protected].

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat