Veteranët e UÇK-së takojnë zyrtarët e Ambasadës së SHBA-së

Aktuale

Veteranët e UÇK-së takojnë zyrtarët e Ambasadës së SHBA-së

Më: 31 korrik 2026 Në ora: 18:21
Pamje nga takimi

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku u diskutuan çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve.

Sipas njoftimit të organizatës, gjatë takimit u trajtuan tema me interes për veteranët e luftës.

Ndërsa u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

“Në këtë takim theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti ynë me partnerin tonë më të madh e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat