Konjufca pret në takim lamtumirës shefen në detyrë të Zyrës së BE-së në Kosovë

Aktuale

Konjufca pret në takim lamtumirës shefen në detyrë të Zyrës së BE-së në Kosovë

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 16:48
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca priti sot në takim lamtumirës Shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Konjufca e falënderoi Palatovan për angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e saj në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në takim u theksua rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me BE-në në fushat me interes të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi Palatova suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat