Sveçla në gjykatë për rastin e gazit lotsjellës

Aktuale

Sveçla në gjykatë për rastin e gazit lotsjellës

Më: 28 gusht 2026 Në ora: 10:01
Xhelal Sveçla

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Sveçla akuzohet së bashku me deputetin Salih Zyba, deputeten Fitore Pacolli dhe ish-deputeten Drita Millaku për veprat penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Rasti ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend më 21 mars 2018.

I cili ndodhi gjatë përplasjeve politike që shoqëruan seancat e atëhershme parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat