Rrahmani: Do të provohet me çdo kusht t’i zgjatet jeta këtij pushteti
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Eman Rrahmani ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar subjektin politik që ka për kryetar Albin Kurtin, për përpjekje për rikthimin e, siç e ka quajtur, autoritarizmit dhe përqendrimit të kontrollit institucional te një person.
Para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për votimin dhe zgjedhjen e nënkryetarëve të këtij institucioni, ish-anëtari dhe ish-deputeti i LVV-së, Rrahmani, ka deklaruar se situata aktuale “i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionet”, ndërsa ka shtuar se beson që do të përdoren forma të ndryshme për zgjatjen e këtij pushteti.
“Me kthy në vendin tonë autoritarizmin me u kontrollua gjithçka prej një njeriu.
Kjo situatë i konvenon dikujt që i ka uzurpuar institucionet ndaj do të provoj çdo mënyrë me i zgjate jetën këtij lloj pushteti të dhunshëm të gjitha institucioneve që i ka uzurpua. Ky ngërç dilet vetëm kur të bëhemi bashkë me popullin”, tha ai.
LVV: PDK e LDK të ndërrojnë kandidatët për nënkryetar, LS të bëjë propozim kushtetutes
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë sot se pret vullnet dhe gatishmëri nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për të ndryshuar propozimet e tyrë për nënkryetar të Kuvendit.
PDK ka propozuar Vlora Çitakun, ndërkaq LDK, Kujtim Shalën për pozitën numër dy në parlament.
LVV-ja në seancën e para dy ditësh doli me qëndrimin se nuk ka votë për këta dy kandidatë, meqë sipas kësaj partie, të njëjtit janë deklarua kundër një marrëveshje për çështjen e presidentit.
Abrashi duke hyrë në objektin e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive, të premten, tha se pret që edhe propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të jetë në frymën kushtetuese.
“Ndoshta kanë gjetë pak vullnet për me bërë zgjidhje kësaj krize. Të shohim...Ne e kemi dhënë qëndrimin sa i përket deklaratës së Smiqit dhe besoj nuk e përsërit të njëjtën. Ta shohim”, tha ai.
Vazhdon seanca konstituive, pritet votimi i nënkryetarëve
Kuvendi i Kosovës do ta vazhdoj sot seancën konstituive, me pikën e rendit të ditës për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, vazhdimi i seancës do të nisë në orën 11:00, në sallën e seancave.
Zgjedhja e nënkryetarëve mbeti pa u përfunduar në vazhdimin e seancës të mërkurën, pasi deputetët nuk arritën pajtim lidhur me mënyrën e votimit të kandidatëve.
Për këtë arsye, kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vendosi që seanca të shtyhej për të premten.