27 vjet larg shtëpisë, Nexhmije Gjema sjell rrëfimin e banorës së veriut – kritikon indiferencën

Aktuale

27 vjet larg shtëpisë, Nexhmije Gjema sjell rrëfimin e banorës së veriut – kritikon indiferencën

Nga: A.SH Më: 14 shtator 2026 Në ora: 15:11
Fotoilustrim

Opinionistja Xhemile Gjema ka reaguar për debatin rreth situatës në veri të Mitrovicës, duke kritikuar ata që, sipas saj, e shohin çështjen vetëm nga interesi personal.

Ajo ka sjellë edhe rrëfimin e një banoreje të veriut të Mitrovicës, e cila tha se familja e saj kishte jetuar për 27 vjet me qira në Prishtinë, pasi nuk e kishte shitur shtëpinë në veri.

Gjema theksoi se banorët e zhvendosur kanë pritur për vite të rikthehen në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë pa frikë nga bandat kriminale.

Postimi i plotë:

Ani kur po thojnë:

‘’Çka Mitrovicën që naj paska liru, punë e madhe! Nomin e paska bo Albini!‘’

Bile njoni, kogja njifar artisti me emën o, thojke mu s’po m’intereson kurgjo, le t’jau jep bre Mitrovicën, çka po na vyn, veq t’jetojna na rahat se jena lodhë. Mitrovica, Mitrovica…!!!!!

Medemek, UNE po du me jetu n’qetësi. Une…veq une.

Kur e pyta, thash, pse a po mendon se me qaq nalën kërkesat e tyne a?

Po bre, e di që s’nalën, m’tha. Po une njiher po du me rrnue rahat!!!

DMTH

gjithëçka u sillë rreth vetës së tyne, punë e madhe për t’tjert, a mesin rrugëve si lypsa pa i ndihmu shteti kurgjo, a coptohet Kosova për jet e mot, a lejohen kontrabandat e Sërbis knej pari bashkë me institucionet e tyne paralele…s]’ka dert hiq. VEQ ktyne mos me ua prishë nejat edhe qejfet e t’jetumit a la grotest.

Eeeeeh more t’mjerë!

More idiota.

More kretena.

More t’pa skrupullt!…

Se prej zemrës t’plast edhe t’flliqët goja!

Me m’falë…

Bash sot ma tregojke historin e saj të vujtshme nji banore në veriun e Mitrovicës. Tha baba kurr nuk e ka shitë shtëpinë….kemi jetu për 27 vjet me qira nëpër krejt qoeshet e Prishtinës, dej m’sot.

E sot, tha, m’dhem shpirti që nuk e priti baba këtë ditë, me përjetu kitë gzim, me u rikthy prap na në shpijat tona e me jetu normal, pa pas frikë prej bandave kriminale të Sërbisë.

E po flasim 25 apo 27 vjet mas luftës në Kosovë.

E ju m’shitni k’tu patriotizëm e moral!

Ecni more…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat