Tahiri publikon foton me Rugovën e Thaçin: Uniteti na duhet edhe sot

Aktuale

Tahiri publikon foton me Rugovën e Thaçin: Uniteti na duhet edhe sot

Nga: A.SH Më: 19 shtator 2026 Në ora: 15:09
Edita Tahiri, Hashim Thaçi dhe Ibrahim RUgova

Ish-politikania Edita Tahiri ka publikuar një fotografi nga Konferenca e Rambujesë, ku shihet së bashku me ish-presidentin Ibrahim Rugova dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

Në postimin e saj, Tahiri ka bërë thirrje për unitet politik përballë zhvillimeve që lidhen me ish-liderët e UÇK-së.

“Uniteti në Rambuje solli lirinë dhe pavarësinë dhe bombardimin e Serbisë – tash kemi nevojë për unitet politik dhe funksional për të kundërshtuar padrejtësinë ndaj liderëve të UÇK-së”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë, se më 16 shtator Specialja dënoi ish-krerët e UÇK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat