Koci për zgjedhjen e presidentit: Edhe dy ditë, e ende nuk kemi emër

Aktuale

Koci për zgjedhjen e presidentit: Edhe dy ditë, e ende nuk kemi emër

Nga: A.SH Më: 4 tetor 2026 Në ora: 10:40
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se afati për zgjedhjen e tij përfundon më 6 tetor.

Koci ka kritikuar mungesën e një emri të propozuar deri tani, duke thënë se presidenti duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët.

“Edhe dy ditë, më 6 tetor, mbaron afati me e zgjedhë presidentin, e ne ende nuk kemi emër!”, ka shkruar Koci.

Postimi i plotë:

Edhe dy ditë, më 6 tetor, mbaron afati me e zgjedhë presidentin, e ne ende nuk kemi emër!

Presidenti ka me na përfaqësu të gjithëve.

Është dashtë me e ditë me kohë kush propozohet dhe pse. Tashmë është vonë për një proces serioz, e zgjidhja nuk është me na nxjerrë një president prej zarfit.

Shteti nuk udhëhiqet me befasi. Turp për ata që e sollën punën deri këtu!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat