Hoxha pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

Aktuale

Hoxha pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

Nga: A.M. Më: 6 tetor 2026 Në ora: 19:52
Pamje nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, me rastin e përfundimit të angazhimit dhe detyrës së gjeneralmajorit Ulutas në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Gjatë takimit, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës shprehu mirënjohjen për gjeneralmajorin Ulutas për bashkëpunimin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së shërbimit të tij si komandant i KFOR-it në Republikën e Kosovës.

Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij, kolonel Gazmend Hoxha, në emër të Policisë së Kosovës, i ndau një mirënjohje gjeneralmajorit Ulutas.

Në fund të takimit, Hoxha i uroi gjeneralmajorit Ozkan Ulutas suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat