Gecaj zbulon arsyen: A gabuan gjashtë deputetët e LDK-së?

Aktuale

Gecaj zbulon arsyen: A gabuan gjashtë deputetët e LDK-së?

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2026 Në ora: 13:53
Gjashtë deputetët e LDK-së

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar lidhur me vendimin e gjashtë deputetëve të partisë për të mos votuar kandidaten për presidente.

Gecaj ka thënë se LDK-ja, sipas tij, duhej të pranonte vetëm një kandidat të saj, i cili do të shërbente si kundërpeshë institucionale ndaj pushtetit.

Ai ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se nuk arriti të siguronte një marrëveshje që gjashtë deputetët do të mund ta votonin pa kundërshtuar qëndrimet e tyre publike.

“Për këtë arsye dhe pa asnjë pikë dyshimi – JO, gjashtë deputetët nuk kanë gabuar”, ka shkruar Gecaj.

Postimi i plotë:

A KANË GABUAR 6 DEPUTETËT?!

Këtë, në fund të fundit, duhet ta arsyetojnë vetë 6 deputetët. Por, meqë unë i kam përgëzuar dhe vazhdoj të qëndroj pas atij përgëzimi, po e shpalosi edhe mendimin tim. LDK-ja, në këto rrethana, ka mundur ta pranonte vetëm një president 100% të LDK-së, jo për hir të postit, por si kundërpeshë institucionale ndaj një pushteti gjithnjë e më të përqendruar. Madje, kandidati ynë do të duhej të ishte figurë e fortë, me autoritet dhe guxim për ta mbrojtur Kushtetutën, si dhe për ta balancuar e frenuar Qeverinë, krejtësisht jashtë kontrollit.

Në anën tjetër, Luljeta Pula-Beqiri nuk është “kandidate konsensuale” në kuptimin që LDK-ja, fatkeqësisht, kishte pranuar ta diskutonte për kandidatin e vet. PDK-ja arriti ta siguronte formulën e vet politike, derisa kryetari ynë nuk arriti të siguronte një kandidat të LDK-së që, jam i bindur, do t’i kishte marrë votat e të gjithë deputetëve tanë.

Prandaj, për mua, pyetja nuk është se pse nuk votuan gjashtë deputetët, por pse Lumir Abdixhiku nuk arriti t’ua sjellë një marrëveshje që ata do të mund ta votonin pa e mohuar atë që e kishin thënë publikisht?

Për këtë arsye dhe pas asnjë pikë dyshimi – JO, gjashtë deputetët nuk kanë gabuar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat