Qorrolli i reagon Përparim Ramës: Kush ta pagoi udhëtimin në New York?

Aktuale

Qorrolli i reagon Përparim Ramës: Kush ta pagoi udhëtimin në New York?

Nga: A.M. Më: 11 tetor 2026 Në ora: 09:51
Vigan Qorrolli

Vigan Qorrolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka reaguar ndaj Përparim Ramës përmes një shkrimi në Facebook, duke ngritur pikëpyetje lidhur me udhëtimin e tij në New York, financimin e shpenzimeve dhe gjendjen e qytetit me mbeturina e papastërti.

Qorrolli kërkon që Rama të sqarojë kush ia ka paguar udhëtimin, hotelin dhe shpenzimet e tjera, si dhe të tregojë se cili ishte qëllimi i vizitës dhe sa ishte kostoja totale.

Në reagimin e tij, ai e lidh këtë çështje edhe me ambiciet politike të Ramës për të drejtuar Kosovën, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe përgjegjësinë e tij ndaj qytetarëve.

Postim i plotë:

Përparim Londoni, para se të fantazosh për postin e Kryeministrit, sqaroje udhëtimin në New York: për çfarë shkove, kush ta pagoi biletën, hotelin dhe shpenzimet, sa kushtoi gjithçka dhe çfarë interesi kishte financuesi?

Ndërkohë, qyteti po mbytet në bërllog e papastërti, ti shet ambicie për ta drejtuar Kosovën. Nëse nuk jep llogari për paratë e udhëtimit dhe nuk përballesh me mbeturinat në qytetin tënd, me çfarë kredibiliteti kërkon t’u flasësh qytetarëve për qeverisje?!

Së pari, sqaro kush ta pagoi New York-un dhe pastroje bërllokun e qytetit; pastaj vazhdo me fantazitë për Kryeministër!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat