Presidentja Shiroka Pula takon profesorin amerikan Edward Joseph, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor të lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit Johns Hopkins, në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS).
Gjatë takimit, profesori Joseph e përgëzoi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes.
Sipas raportimit, bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për çështje me interes të përbashkët.
Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimet e profesorit amerikan, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë për çështjet me interes të përbashkët.