Rama kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Kosova e lirë do ta ketë përherë në themelet e saj

Aktuale

Rama kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Kosova e lirë do ta ketë përherë në themelet e saj

Nga: A.M. Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 09:48
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vlerësuar kontributin e Pajazitit në organizimin dhe drejtimin e rezistencës, duke theksuar rëndësinë e sakrificës së tij për lirinë e popullit shqiptar.

Ai ka theksuar se vepra dhe sakrifica e heroit do të mbeten pjesë e themeleve të Kosovës së lirë dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.

Postim i plotë:

Burrat e mëdhenj të këtij kombi kanë veç ditëlindje.

Sot, në 64-vjetorin e lindjes së Zahir Pajazitit, përulemi para tij. Zahiri i dha rezistencës organizim, drejtim dhe forcën e shembullit personal.

Emri i tij mbart dinjitetin e qëndresës shqiptare, nderin e luftës çlirimtare dhe peshën e një sakrifice që na obligon përtej çdo përvjetori.

Kosova e lirë do ta ketë përherë Zahirin në themelet e saj. Brezat do të gjejnë te vepra e tij shembullin e njeriut që, në çastin vendimtar të historisë, e vuri tërë jetën në shërbim të lirisë së popullit të vet.

Lavdi e përjetshme heroit Zahir Pajaziti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat