Për të tetën ditë me radhë në Prishtinë po protestohet në kërkim të drejtësisë për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe të gjitha grave tjera të vrara në Kosovë.
Protesta po organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist nga i cili po kërkojnë po ashtu siguri për gratë e tjera në Kosovë.
Protestuesit edhe sot bënë thirrje për shkarkimin e ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla, ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Po ashtu kërkuan edhe shkarkimin e Kryeprokurores Lumturije Vuçetaj, prokurores Suada Rama Hamza, kryetarit të gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësit Migjen Kastrati, drejtores së QPS-së Shpresa Lukaj dhe çdo zyrtari/e tjetër të përfshirë.