Kosova i bashkohet Samitit të Fëmijëve, Kurti zbulon qëllimin e deklaratës

Aktuale

Kosova i bashkohet Samitit të Fëmijëve, Kurti zbulon qëllimin e deklaratës

Nga: A.M. Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 21:24
Kryeministri Albin Kurti dhe bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, gjatë qëndrimit në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ky angazhim synon mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja.

Ai ka theksuar rëndësinë e arsimimit dhe shëndetit të fëmijëve, duke përfshirë edhe shëndetin mendor e psikosocial, në një kohë kur shoqëria po përballet me sfida të reja që lidhen me zhvillimin e teknologjisë dhe përdorimin e gjatë të ekraneve.

Postim i plotë:

Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris u lansua Samiti i Fëmijëve, dhe si Republikë e Kosovës iu bashkuam Deklaratës Politike, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja. Arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë ai mendor e psikosocial, teksa po sfidohemi nga teknologjitë e reja dhe kalojmë kohë të gjatë në ekrane, janë jetikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat