Kadrijaj kritikon Qeverinë për energjinë elektrike: Ky është vetëm fillimi, dimër i vështirë po na pret

Aktuale

Kadrijaj kritikon Qeverinë për energjinë elektrike: Ky është vetëm fillimi, dimër i vështirë po na pret

Nga: A.SH Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 22:34
Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me furnizimin me energji elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj ka ironizuar me paralajmërimet e Qeverisë për një dimër të vështirë, duke thënë se qytetarët tashmë po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

“O popull a po keni rrymë, se ne na myti terri. Ky ashtë veq fillimi.

Dimër i vështirë po thot qeveria, e ne veq po kqyrim seri!”, ka shkruar Kadrijaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat