Von Cramon për Donika Eminin: I bëri BE-së leksion për pajtimin para zgjerimit

Aktuale

Von Cramon për Donika Eminin: I bëri BE-së leksion për pajtimin para zgjerimit

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 10:40
Viola von Cramon

Eurodeputetja Viola von Cramon ka vlerësuar analizën e Donika Eminit për politikën e jashtme, duke thënë se ajo i dha një leksion Bashkimit Evropian lidhur me rëndësinë e pajtimit para se të ndodhë hapi i ardhshëm i zgjerimit të BE-së.

Përmes një reagimi në platformën X, Von Cramon theksoi se në këtë proces nuk duhet të luhen këngë kombëtare serbe shumë të kontestuara, të cilat, sipas saj, kanë shkaktuar shumë vuajtje, përcjell Bota sot.

Ajo e vlerësoi analizën e Eminit si një nga më të zgjuarat në fushën e politikës së jashtme.

"👏👏👏 Ishte analiza më e zgjuar e politikës së jashtme nga 🇽🇰 Donika Emini, e cila u desh t’i jepte leksion 🇪🇺 BE-së se çfarë do të thotë pajtimi para se të ndodhë hapi i radhës i zgjerimit të BE-së.

Për këtë, mos luani këngë kombëtare serbe shumë të kontestuara, të cilat kanë shkaktuar shumë vuajtje."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat