Bahtiri: Gjatë qeverisjes sonë, KEK-u dhe KOSTT-i nuk kanë importuar energji nga Serbia

Aktuale

Bahtiri: Gjatë qeverisjes sonë, KEK-u dhe KOSTT-i nuk kanë importuar energji nga Serbia

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 12:26
Agim Bahtiri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar lidhur me debatet për importin e energjisë elektrike nga Serbia, duke thënë se gjatë qeverisjes së tyre KEK-u dhe KOSTT-i nuk kanë importuar rrymë nga ky shtet

Përmes një postimi, Bahtiri ka deklaruar se, sipas informatave që kanë, as KEDS dhe KESCO nuk kanë pasur transaksione me kompani serbe.

Ai ka sqaruar se ndryshimi qëndron në faktin se deri më tani importi i energjisë nga Serbia nuk ka qenë i ndaluar ligjërisht, ndërsa nga dje kjo tregti është ndaluar.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar!

Mos bini pre e propagandës së pseudoanalistëve dhe opozites.

Ta keni të qartë: Gjatë qeverisjes sonë, ndërmarrjet publike KEK dhe KOSTT nuk kanë importuar energji elektrike nga Serbia. As KEDS dhe KESCO, sipas informatave që kemi, nuk kanë pasur transaksione me kompani serbe.

Çfarë ka ndryshuar është që deri dje importi i rrymës nga Serbia nuk ka qenë i ndaluar, e nga dje është edhe ligjërisht i ndaluar.

Që do të thotë, shkurt: Qeveria nuk blen rrymë! Rrymen e blejnë kompanitë private, që janë nëpër çdo shtet. Rrjedhimisht nga dje, këto kompani në Kosovë e kanë të ndaluar tregtinë e rrymës me Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat