Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë
Haziri ka bërë një lidhje mes 17 nëntorit 1994, datë që ai e përmend si lindjen e UÇK-së, dhe zhvillimeve të 17 nëntorit 2026, kur në Hagë u shqiptua një tjetër vendim dënues për pengim të drejtësisë.
Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, Europa e sheh Kosovën, duke thënë se vendi perceptohet si i paaftë për të administruar politikat e brendshme dhe për të garantuar drejtësinë.
Postimi i Hazirit:
Me 17 nëntor 1994, lindi ushtria me emërtimim UÇK, diku në Zvicër.
Më 17 nëntor 2026, pas 34 vitesh të lindjes së Ushtrisë Çlirimtare, në Hagë erdhi një tjetër proces dënues, nga pasojat e pengimit të drejtësisë.
Haga dhe Dhomat e Specializuara, u vendosën mu për shkak të pengimit të drejtësisë dhe dëshmitarëve.
Në të vërtetë, nuk ka ndodhur, por është dioptria europiane se si e sheh Republikën e Kosovës në administrimin e politikave të brendshme, të paaftë dhe jo garantuese!