Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadoren izraelite Tamar Ziv

Aktuale

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadoren izraelite Tamar Ziv

Nga: Bota sot Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 16:18
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar ambasadoren për angazhimin dhe kontributin e saj gjatë mandatit diplomatik, duke vlerësuar veçanërisht rolin që ajo ka pasur si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, të vendosura në vitin 2021, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Konjufca i ka shprehur mirënjohje ambasadores Ziv për bashkëpunimin gjatë mandatit të saj, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.

Takimi shënon përfundimin e mandatit diplomatik të Tamar Ziv në Kosovë, ku ajo shërbeu si përfaqësuesja e parë diplomatike e Izraelit në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat