Kuvendi miraton në parim buxhetin 4.27 miliardë euro për vitin 2027, ja çfarë parashihet për pagat dhe shtesat për fëmijë

Aktuale

Kuvendi miraton në parim buxhetin 4.27 miliardë euro për vitin 2027, ja çfarë parashihet për pagat dhe shtesat për fëmijë

Nga: Bota sot Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 07:26 Përditësuar në ora: 13:11 më 19.11.2026
Kuvendi i Kosovës

Duhet unitet dhe përgjegjësi politike, Jakup Nura kërkon angazhim më të madh diplomatik për procesin në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka kërkuar sot angazhim më të madh të diplomacisë së Kosovës në lidhje me proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.

Në deklarimin e tij në seancën plenare të Kuvendit, deputeti Nura theksoi nevojën për unitet, bashkim institucional dhe përgjegjësi politike, duke kërkuar që diplomacia kosovare të bashkëpunojë më ngushtë me atë shqiptare.

Nura tha se institucionet duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë diplomatike për të informuar partnerët ndërkombëtarë mbi rëndësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj çështjeje.

Nura kërkon angazhim më të madh diplomatik për procesin në Hagë

“Diplomacia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me diplomacinë shqiptare, duhet të jetë shumë më aktive dhe të shfrytëzojë të gjitha mundësitë diplomatike dhe të punojë vazhdimisht në informimin e partnerëve ndërkombëtarë për rëndësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj çështjeje. Ata që po gjykohen në Hagë nuk kanë nevojë për ne sa ka nevojë vetë Kosova. Kjo nuk është çështje vetëm e individëve që po përballen me procesin gjyqësor, por prek edhe vetë historinë tonë”, tha deputeti Nura.

Nagavci flet për qëndrimin e Jakup Krasniqit në Prishtinë: Pamjet nga takimi me bashkëshorten ishin të rënda

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur në Kuvendin e Kosovës për qëndrimin e Jakup Krasniqit në Prishtinë, pas qëndrimit gjashtëvjeçar në Hagë dhe dënimit nga Gjykata Speciale.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, Nagavci u ndal te vizita e Krasniqit në shtëpinë e tij, ku takoi bashkëshorten, gjendja shëndetësore e së cilës, sipas saj, është e rënduar.

Nagavci flet për qëndrimin e Jakup Krasniqit në Prishtinë: Pamjet nga takimi me bashkëshorten ishin të rënda

“Pamjet nga vizita e djeshme e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij në Prishtinë ishin të rënda për t’u parë. Pas gjashtë vjetësh në Hagë, ai u kthye në Kosovë për të takuar bashkëshorten e tij, gjendja shëndetësore e së cilës është e rënduar. Ky takim familjar u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe mbikëqyrje nga Gjykata Speciale. Ato pamje, përveç të tjerash, na kujtuan se pas çdo procesi gjyqësor ka njerëz dhe ka familje që presin, që shtyjnë ditët pa të dashurit e tyre dhe që përballen çdo ditë me mungesën e tyre”, tha ajo.

Në fjalën e saj, Nagavci përsëriti kundërshtimin e LVV-së ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se votimi për themelimin e saj në Kuvend ishte gabim.

Ajo gjithashtu e cilësoi të padrejtë aktgjykimin ndaj Krasniqit dhe shprehu shqetësime për ndikimin që ky proces mund të ketë në dokumentimin e historisë së luftës së Kosovës.

Nagavci kundërshton Gjykatën Speciale: Votimi për themelimin e saj ishte gabim

“Ato pamje duhet të na kujtojnë edhe diçka tjetër, që vendimet politike nuk mbeten në dokumente dhe procesverbale. Ato dalin nga kjo sallë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve, në të kaluarën dhe të ardhmen e vendit. Jakup Krasniqi është një nga figurat më të rëndësishme të politikës së Kosovës. Ishte pjesë e rezistencës kundër regjimit serb, përjetoi burgjet e tij dhe gjatë luftës shërbeu si zëdhënës i UÇK-së dhe përfaqësues politik i saj... Ne e kemi kundërshtuar Gjykatën Speciale dhe duhet ta themi edhe sot. Votimi për themelimin e saj ishte gabim, pasojat e të cilit po i shohim edhe sot. Gjykata Speciale, e themeluar me votën e këtij Kuvendi, e dënoi Jakup Krasniqin dhe ne e konsiderojmë këtë aktgjykim të padrejtë dhe kemi shqetësime serioze për përfundimin e tij dhe interpretimin që mund të ketë ky proces në dokumentimin e historisë së luftës së Kosovës”, tha ajo.

​Kuvendi pritet të shqyrtojë sot masat emergjente për energjinë elektrike

Kuvendi i Kosovës pritet që në seancën e sotme të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për shpalljen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike, në një kohë kur sektori energjetik po përballet me disa sfida që mund të ndikojnë në furnizimin e vendit.

Vendimi i Qeverisë parasheh që masat emergjente të jenë në fuqi për një periudhë prej 60 ditësh, me qëllim të përballimit të vështirësive në furnizimin me energji elektrike.

Gjatë prezantimit të vendimit në Komisionin për Ekonomi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se një nga masat kryesore është obligimi për Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” që, sipas mundësive teknike, të përshtatë dhe të rrisë prodhimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut. Energjia e prodhuar nga kjo ndërmarrje do t’i shitet Furnizuesit të Shërbimit Universal.

Po ashtu, është paraparë themelimi i Komitetit Teknik Emergjent, i cili do të udhëhiqet nga Ministria e Ekonomisë dhe do të përbëhet nga përfaqësues të akterëve relevantë të sektorit. Ky komitet do të ketë për detyrë të japë rekomandime për Qeverinë dhe Ministrinë lidhur me masat që duhet të ndërmerren për përballimin e situatës.

​Shtyhet vazhdimi i seancës për Ligjin e Speciales

Është shtyrë seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të hidhet në votim Ligji për Dhomat e Specializuara.

Para fillimit të seancës është zhvilluar një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo pas takimit tha se ka pajtim për përmbajtjen e ligjit, por dallimet ende ekzistojnë për procedurën.

Megjithatë, vazhdimi i seancës për Ligjin e Speciales është shtyrë deri në njoftimin e radhës. 

Kartëmonedha frangash zvicerane, valutë që është forcuar ndaj euros në nëntor 2026

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të hidhet në votim Ligji për Dhomat e Specializuara.

Ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, seanca filloi pas dy ore vonesë.

Para fillimit të seancës është zhvilluar një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo pas takimit tha se ka pajtim për përmbajtjen e ligjit, por dallimet ende ekzistojnë për procedurën. Megjithatë, njoftoi se ligji do të hidhet në votim në seancën e sotme. 

Çitaku konfirmon marrëveshjen për Ligjin për Specialen: Ka dakordim për votimin në Kuvend

Nga: A.M.

Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka konfirmuar se është arritur marrëveshje për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

E pyetur nga gazetarët nëse partitë kanë arritur dakordim për këtë çështje, Çitaku është përgjigjur shkurt: “Ka marrëveshje”.

Deklaratën ajo e bëri teksa po hynte në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është edhe shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, transmeton "Bota sot".

Ky projektligj ishte kthyer në Kuvend nga presidentja e vendit, ndërsa votimi i tij është pjesë e diskutimeve të sotme parlamentare.

Rreth një orë vonesë, ende nuk nis vazhdimi i seancës së Kuvendit

Pavarësisht se ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur në gjysmë të premten, ende nuk ka nisur.

Njëra prej pikave që pritet të trajtohet në këtë seancë është edhe shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen.

Ndërkohë, pak minuta para vazhdimit të seancës, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me Bedri Hamzën, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit, Çitaku ka deklaruar se palët nuk kanë dallime sa i përket përmbajtjes së ligjit, por se mospajtimet kanë të bëjnë me procedurat.

“Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje. Dallimet i kemi ende në procedurë, diskutimet vazhdojnë”, ka thënë Çitaku.

Ndërkaq, për sot është thirrur edhe një seancë e re e Kuvendit të Kosovës, e cila përmban gjithsej 12 pika të rendit të ditës.

Kuvendi sot me dy seanca, në rend dite Ligji për Specialen dhe buxheti për vitin 2027

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot 2 seanca plenare, ku pritet të shqyrtohen çështje të rëndësishme.

Në orën 10:00 do të vazhdojë seanca plenare, ku në rend dite është rishqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ndërkaq, në orën 11:00 është caktuar të fillojë seanca tjetër plenare, me 12 pika të rendit të ditës.

Një nga çështjet kryesore të kësaj seance është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe vendimin e Qeverisë për masat emergjente për furnizimin me energji, të datës 16 nëntor 2026.

Në rend dite janë gjithashtu shqyrtimi i parë i Projektligjit për Efiçiencë të Energjisë dhe ai për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

Po ashtu, parashihet zgjedhja e 4 anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe shqyrtimi i rekomandimit për shkarkimin e 4 anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në rend dite është edhe propozimi i Grupit Parlamentar të LDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat