Moti në vendin tonë sot do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme, të cilat gjatë ditës do të shoqërohen edhe me intervale me diell, transmeton “Bota sot”.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Kushtet meteorologjike pritet të jenë kryesisht të qëndrueshme, me alternime të vranësirave dhe periudhave me diell.