Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Portugalisë, António José Martins Seguro, me rastin e marrjes së detyrës.
Në emër të popullit portugez dhe në emrin e tij personal, presidenti Seguro i ka përcjellë Shiroka-Pulës urimet më të përzemërta, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të saj.
Në letrën e urimit, presidenti portugez ka shprehur gjithashtu dëshirën që gjatë mandatit të presidentes së re të Kosovës të thellohen edhe më tej marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, shkruan "Bota Sot".
Ai ka uruar që lidhjet ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës të vazhdojnë të forcohen në të ardhmen.