Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar në Prishtinë me Peter N. Due, Përfaqësues Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shef i misionit të UNMIK-ut.
Gjatë takimit është diskutuar për përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, si dhe është rikonfirmuar rëndësia e komunikimit transparent dhe e marrëdhënieve konstruktive ndërmjet dy misioneve, përcjell Bota sot.
Sipas njoftimit, këto mbeten thelbësore për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, në çdo kohë dhe pa dallim.