Qeveria emëron komisionin për përzgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit

Aktuale

Qeveria emëron komisionin për përzgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit

Nga: Bota sot Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 19:51
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë pesë vendime për emërime.

Në mesin e tyre është edhe emërimi i Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për pranimin në pozitën e lartë drejtuese të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Komisioni do të përbëhet nga pesë anëtarë:

Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kryesues;

Naim Bardiqi, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar;

Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

Ahmet Gashi, ushtrues detyre i udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar;

Besnik Aliu, ekspert i jashtëm, anëtar.

Komisioni do të jetë përgjegjës për vlerësimin profesional të kandidatëve për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat