Reshjet e para të borës kanë filluar në zonat malore të Kosovës, përfshirë Prevallën dhe Bjeshkët e Rugovës.
Përmes një njoftimi, Ministria ka apeluar te drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet rrugore ku mund të krijohen ngrica.
Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren 24 orë në ditë dhe të gatshme për pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave, varësisht nga gjendja e rrugëve.
Ministria u ka rikujtuar shoferëve se pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars.
Gjithashtu, drejtuesve të automjeteve u është bërë thirrje që para nisjes të kontrollojnë gjendjen e gomave, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë më të madhe dhe të shmangin frenimet e menjëhershme.