Deputetet dhe asambleistet bëhen bashkë kundër dhunës me bazë gjinore

Aktuale

Deputetet dhe asambleistet bëhen bashkë kundër dhunës me bazë gjinore

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 10:51
Kuvendi i Kosovës

Me rastin e hapjes së fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, Grupi i Grave Deputete po mban sot Asamblenë e Grave Parlamentare dhe Asambleiste.

Asambleja po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, me temën “Të sigurojmë drejtësi, të mbrojmë të mbijetuarat dhe t’i japim fund pandëshkueshmërisë”.

Në këtë seancë plenare, përveç deputeteve, po marrin pjesë edhe asambleiste nga kuvendet komunale të Kosovës.

Në fokus të kësaj ngjarjeje janë sigurimi i drejtësisë, mbrojtja e të mbijetuarave të dhunës dhe luftimi i pandëshkueshmërisë së autorëve të dhunës me bazë gjinore.

Fushata ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” nis më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përfundon më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat