Uta Ibrahimi synon ngjitjen edhe në majën 8167 metra

Alpinizem

Uta Ibrahimi synon ngjitjen edhe në majën 8167 metra

Nga: K.G. Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:40
Uta Ibrahimi synon ngjitjen edhe në majën 8167 metra

Alpinistja e Kosovës, Uta Ibrahimi, pas suksesit të madh, ngjitjes në malin më vdekjeprurës Annapurna, tani synon ngjitjen edhe në njërën nga majat më të larta në botë.

Ajo në profilin e saj ka postuar një shkrim. 

Ngjitja në Annapurna ka qenë historike, për faktin se për herë të parë një vajzë nga Ballkani e nga Kosova e vogël e mirë, u ngjit në këtë maje, gjithashtu, për herë të parë vajzat me një numër kaq të madh, së bashku z ngjiten në këtë maje (14 vajza në total).

“Menjëherë, pas kësaj ngjitje, jam ftuar me marr pjesë ne Majën Dhaulagiri 8167 metra, maja e 7-të më e larta në botë me një projekt shumë interesat të vajzave nga e gjithë bota, me emrin 'Woman who Dare' ‘Vajzat që guxojnë' dhe ideja është që përveç ngjitjes në këtë maje, të punojmë bashkë në promovimin e gruas në Himalaya dhe ndihmës së grave në Himalaya.

Ekspedita fillon për disa ditë. Për me mundur me vazhduar këtë ekspeditë, më duhen edhe shumë fonde, për të cilën jemi bashkuar me Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës - FBAK dhe Xhimi Begeja, e gjithashtu shumë njerëz të tjerë të vullnetit të mirë që në mënyra individuale po vazhdojnë me dhanë donacione”, ka shkruar Uta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat