ShBA - Prishtina, vazhdon me aksionin tradicional, të dhurimit të gjakut

Alpinizem

ShBA - Prishtina, vazhdon me aksionin tradicional, të dhurimit të gjakut

Nga: K.G. Më: 16 qershor 2022 Në ora: 13:47
Z. Gani Syla dhe znj. Teuta Bicaj, dhurojnë gjak

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina është shembull për shoqëritë dhe klubet sportive, për dhurimin e gjakut, për personat që kanë nevojë.

ShBA - Prishtina i është përgjigjur me kënaqësi javës së dhurimit të gjakut, me kryetarin Gani Syla.

Përveç kryetarit të ShBA - Prishtina, gjak ka dhuruar edhe nënkryetarja e Federatës Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës, znj. Teuta Bicaj. 

Image

ShBA - Prishtina, vazhdon me aksionin tradicional, të dhurimit të gjakut

Syla është krenar që ka dhuruar gjak për të gjithë ata që kanë nevojë. Ai ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë mundësi, të dhurojnë gjak për të shpëtuar një jetë. 

Image

ShBA - Prishtina, sot me një numër të madh të anëtarëve të saj, ka dhuruar gjak, duke treguar edhe një herë humanizmin e tyre.  

Image

Logo e ShBA - Prishtina

ShBA-Prishtina, ka vazhduar me aksionin tradicional, të dhurimit të gjakut.

Anëtarët dhurojnë gjak 2 herë në vit,  tradicionalisht, e disa edhe 4 herë në vit. 

Image

ShBA - Prishtina

Duhet theksuar se, me 14 qershor është dita botërore e dhurimit të gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat