Inaugurohet shtegu “Kulti i Dionizit” në Vrellë të Istogut 

Alpinizem

Inaugurohet shtegu “Kulti i Dionizit” në Vrellë të Istogut 

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 16:03
Inaugurohet shtegu “Kulti i Dionizit” në Vrellë të Istogut 

Në një atmosferë madhështore në fshatin Vrellë të komunës së Istogut, inaugurohet shtegu “Kulti i Dionizit”.

Në inaugurim ka marrë pjesë kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati dhe shumë figura tjera të jetës politike, kulturore e sportive.

Pamjet e bukura të fshatit Vrellë, fascinuan edhe shumë mysafirë.

Image

“Inaugurimi i shtegut “Kulti i Dionizit” është bërë në fshatin Vrellë.

Madhështinë e pjesëmarrjes e nderoj kryetari i Komunës se Istogut Ilir Ferati, nënkryetari Ali Nimanaj, drejtoresha për Kulturë,

Rini dhe Sport Eliane Blakaj dhe një numër i konsiderueshëm i dashamirësve të sportit malor dhe trashëgimisë kulturore, ku së bashku i përjetuam atraksionet më të reja turistike të Komunës së Istogut.

Image

Shtegut “Kulti i Dionizit” është në fshatin Vrellë ku shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Kosovës, rreth shtatë kilometra nga qendra e Komunës së Istogut (Burimit), Republika e Kosovës.

Është ndër fshatrat më të mëdhenj të Kosovës me mbi 4000 banorë dhe 650 shtëpi. Vrella karakterizohet edhe me burimin e saj të ujit, që përveç fshatit furnizon edhe fshatrat përreth. Po ashtu dallohet edhe veçohet edhe me mulli, njëri ndër ta që ende është në funksion quhet mulliri i Qelë Shaban Bicajt i ndërtuar qysh nga shekulli XIX, dhe ka punuar pa ndërprerë deri më sot.

Përveç mullive Vrella si fshat është i pasur me mbetje arkeologjike, vlen të cekët artefakti i gjetur në vitin 2007 në fshatin Vrellë, emblema e hyjit pagan ilir, të rrushit dhe verës që prezanton njërën nga veprimtaritë themelore që popullata iliro-dardane e kishte veprimtari ekonomike-kultivimin e hardhisë së rrushit. “Kulti i Dionizit” e cila gjendet në Muzeun e Kosovës si njëra ndër vlerat e çmuara të trashëgimisë arkeologjike prej nga e ka marr emrin edhe ky shteg.

Image

Kisha Bazilike e Vrellës ndër kishat me të vjetra në Dardani është e shekujve IV-VI të kohës sonë me dimensione jo të mëdha, dhe është e vendosur pranë një nekropoli. Brenda kishëzës është një varr të madh i tipit kriptë me përmasa gjatësia 2.80 m, gjerësia 1.40 m dhe lartësi e tanishme 1.40 m, e cila është e ndërtuar në formë gjysmëharku (qemer).

Image

Varri ka orientim lindje perëndim dhe është i pajisur në anën perëndimore me një portë hyrëse me lartësi të tanishme 0.6 m, po ashtu e ndërtuar në formë gjysmëharku (qemer). Varri është i ndërtuar me gurë shtufi dhe mbetje mortore të një mashkulli varrosur sipas ritit i krishterë u gjetën në vitin 2010.

Image

Shtegu i hekurt në shkëmbinj mbi Vrellë, deri 750 m lartësi.

Një eksperiencë e paharrueshme, një atraksion turistik i veçantë.

Image

Është produkti me i ri turistik ne Kosove, është Via Ferrata e dyta në Istog dhe me e reja ne Kosove, ndodhet ne vendbanimin e vjetër dardan i quajtur Krye i cili shtrihet mbi fshatin Vrellë, në shpatin me pjerrtësi bukur të madhe nga veriu në drejtim të jugut, rrezë bjeshkëve.

Gjatësia e shtegut është 80 m deri tek “ Bira Hutit ” dhe ofron një pamje mahnitëse të Rrafshit të Dukagjinit.

Image

Vendasit e quajnë me emrin “ Krye “Kështjellen e cila fortifikohej me mure të ngritur nga gurët shkëmborë mesatar dhe të vegjël të lidhur me llaç gëlqeror .Traktet e mureve gjatësore me trashësi 1.00 -1.20 metra shtrihen në drejtim veri-jug.

Ato vende – vende ruhen deri në lartësinë prej 60 cm dhe ndërlidhen me disa mure terracimi të anëve të shkurta në drejtim lindje – perëndim.

Në verilindje te këtij lokacioni , gjendet një luginë malore me emrin “ Lugu i Madh “ Lugina shtrihet rrezë një gryke ndër malore të bjeshkëve të Moknës dhe përshkrohet nga shtrati i një përroi malor Në lindje dhe në perëndim mbyllet me shpate kodrash , ndërsa në jug hapet horizonti i vrojtimit mbi një pjesë të madhe të Rrafshit fushor të Dukagjinit .

Sipas burimeve tjera në vendin Krye dardanët e lashtë kishin ndërtuar një vendbanim, e gjurmë të tij hetohen edhe sot. Në veriperëndim të fshatit është një fik shekullor, ndërsa buzë Shkëmbit të Kuq gjendet hardhia e rrushit të moçëm.

Këtë e dëshmon vendbanimi i vjetër në formë fortifikate, i cili gjendet mbi këtë fshat në kodrën e rrëpirtë, ku edhe sot vërehen rrënojat e bedemeve.

Ky vendbanim është i regjistruar në një hartë austriake, përpiluar në bazë të shënimeve të vitit 1689.
“Shpella e Hoxhës“ ndodhet mbi fshatin Vrellë, rrëzë maleve të Moknës, në anën e majtë të grykës shkëmbore ndër malore të quajtur “Lugu i Madh” në lartësi 700 m/lmd.

Përbëhet nga një ambient i përshtatshëm për banim në formë të shkronjës L, i gjatë 21.30m, i gjerë 2.7-3.3m dhe i lartë 1.5-3.30m. Dyshemeja e saj shkëmbore është e sheshtë me rënie të lehtë nga lindja në drejtim të perëndimit. Hyrja e shpellës është e orientuar nga juglindja. Është e lartë 1m dhe e gjerë 1.20-1.50m.

Pjesa më e madhe e hyrjes është mbyllur nga shkëputja e një shkëmbi në kohët e vona. Brenda në shpellë ndeshen në disa vende gurë të renditur në formë kalldrëmi , mbase të vatrave të zjarrit, fragmente atipike të enëve të qeramikës parahistorike dhe periudhës antike.

Shpella ka qenë e banuar kohë pas kohe në epokën parahistorike, antike e mesjetare, por edhe në kohet e reja.
Falënderim i veçantë për kryetarin dhe kabinetin e tij për pjesëmarrjen.

Faleminderit miq .
S'bashku nëpër ecje dhe përjetime”, shkruan në faqen e klubi alpin ‘Podguri'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat