Maja e Korabit është maja më e lartë e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut

Alpinizem

Maja e Korabit është maja më e lartë e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 15:03
Maja e Korabit

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen së dielës e cila do të zhvillohet në masivin e Parkut Natyror Korab-Koritnik në territorin Shqipërisë (fshati Radomirë).

"Kjo ecje do të zhvillohet me datën 03.07.2022, ndërsa ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit.

Caku i grupit është ngjitja në Majën e Korabit nga territori i Shqipërisë nëpër shtegun turistik të Radomirës, ndërsa ata që nuk duan ta tentojnë ngjitjen deri në maje, do të ketë ecje dhe qëndrim nëpër rrethinat malore të masivit të Korabit.

Maja e Korabit është maja më e lartë e Shqipërisë dhe e Maqedonisë (njëkohësisht) dhe renditet e 4-ta me lartësi në Ballkan. Gjendet në masivin Korab-Koritnik dhe përfaqëson vlera të çmuara natyrore, gjeografike dhe kulturore.

Udhëtimi do të bëhet nëpërmes regjionit të Kukësit, Kalasë së Dodës dhe Peshkopisë, ku kemi rastin të shijojmë pamjet mahnitëse të këtij regjioni", njofton KA Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat