Histori suksesi në kufijtë e imagjinatës...

Alpinizem

Histori suksesi në kufijtë e imagjinatës...

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 12:55
Ast -Elbasani

Data 3 Korrik shënoi një tjeter arritje për Ast -Elbasani por këtë herë ngjitjen me sukses të Malit më të lartë dhe me vështirësi shumë të lartë ate të "Jezeres".

Këtë herë befasi ishe një njeri tepër i veçantë,tepër special për të gjithë ne Luani i Ast,Luani i Maleve,Luani i aventurave ekstreme.

Luan Qosja për të gjithë ata që nuk e njohin është nje nga Alpinistët më të veçantë jo vetëm këtu në Shqipëri por zor se e gjen një tillë edhe në Botë,është me verbëri 100 % dhe kjo nuk e pengon atë të jetë më pak i angazhuar,për të mos thënë aspak ate në jetën e përditshme,si dhe shpesh me aftësitë fizike surprizuese të tij,dhe formimin e tij të një Intelektuali me plot kuptimin e fjalës, ate të barbartë me të gjithë ne duke na surprizuar shpesh me sjelljen dhe me batutat e tij plot finesë dhe humor..

Image

Luan Qosja

Këtë herë rrugëtimin tonë e ja dedikuam të gjithë këtij njeriu të rrallë "Luani i Maleve"

Image

"Ne 10 vjet aktivizim nê Federaten shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit malor ne kuader te ekipit të Alpinizmit të AST Elbasani, Luani ka ngjitur disa dhjetra maja, por kjo ngjitje e cila eshte dhe nje nga simbolet e Alpeve Shqiptare u realizua falë mbështetjes së gjithë Grupit, dhe duhet theksuar se një ndihmesë të jashtzakonshme në shoqërimin e Luanit drejt majës së Jezecës dhanë Saimiri dhe Blerimi shumë respekt dhe mirënjohje për këta dy njerëz fisnikë dhe të përkushtuar të cilët bënë të mundur shoqërimin e Luanit gjatë gjithë kohës,kohës relativisht 14-orë (vajtje - ardhje) .

Image

Falenderime pa fund për Presidentin e Federatës Shqiptare të Alpinizmit z.Artur Guni i cili nëpërmjet këtyre aktiviteve promovon dhe mbështet edhe këtë kategori të këtyre njerëzve me aftësi ndryshe.

Image

Suksese Luanit në aktivitete të tjera si dhe Ast - Elbasani në arritje të tjera", - shkruan në faqen e "Ast -Elbasani".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat