Njihuni me majën më të lartë në Kosovë

Alpinizem

Njihuni me majën më të lartë në Kosovë

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 18:35
Maja e Njerit

Pas një muaji pauze për shkak të motit jo stabil, “Hikingnjeri” kthehet me ecje të përjavshme.

Këtë të diel duke filluar në orën 05:30 të mëngjesit, ‘Hikingnjeri’ do ta organizojë ecjen e përvjetshme në majën më të lartë në Kosovë, Majen e Njerit 2658 metra, në Sharrin e Brodit, Dragash.

Pas arritjes në maje të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me diploma të ‘Hikingnjerit’, në të cilën shkruan "Certifikata e pjesëmarrjes në Majën e Njerit 2658 metra”, njofton mes të tjera ‘Hikingnjeri’.

”1. Deri te burimet e Qelepinës ku ky grup mund të kalojë një kohë të bukur në rrethin e burimeve të shumta të ujit dhe në mes të majeve të larta të Sharrit jugor. Ky grup do të ece 10 km (lartë / poshtë) dhe do të qëndron aty deri sa grupi i majës të kthehet serish andej.

2. Deri te Maja e Njerit 2658 metra ku ky grup do te rrijë në maje rreth 1 orë dhe do të festojnë arritjen me shumë bjeshkatare nga dyja anët e kufirit.

Nga maja do të shohim pjesën e madhe të Sharrit jugor, rrafshlartën e Radikes së Hajredin Pashes, këneta dhe liqene të ndryshme, Gostivarin, Tetoven, Korabin etj.”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat