Bjeshka e Shtedimit dhe Rusolia

Alpinizem

Bjeshka e Shtedimit dhe Rusolia

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 21:33
Bjeshka e Shtedimit dhe Rusolia

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen e radhës që do të zhvillohet këtë të diel në Bjeshkët e Shtedimit dhe Rusolisë. Kësaj radhe startojmë nga fshati Shtupeq për të arritur në Bjeshkët e Shtedimit, Stanet e Gllogjanit dhe Majën e Rusolisë.

Ky rajon është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të shtigjeve Via Dinarica dhe si i tillë shënon ndërlidhjen në mes Malit të Zi dhe Kosovës.

“Bjeshkët e Shtupeqit, Shtedimit dhe Rusolisë janë pjesa veriore e Rugovës dhe kufizohen me Malin e Zi.

Gjatë ecjes do të kalojmë nëpër stanet e Gllogjanit dhe Logjës për të kaluar nga Gropat e Rusolisë dhe vet Maja e Rusolisë. Në kthim do ta bëjmë një pushim në lokalet hoteliere të zonës”,- njofton KA Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat