Prishtina në Bjeshkët e Rilës në Bullgari 

Alpinizem

Prishtina në Bjeshkët e Rilës në Bullgari 

Më: 30 mars 2023 Në ora: 12:24
Bjeshkët e Rilës në Bullgari 

Klubi Alpin Prishtina edhe këtë vit e organizon ekspeditën treditore në Bjeshkët e Rilës në Bullgari, me qëllim ngjitjen në Musala majën më të lartë në Ballkan. 

“Meqenëse karakteri i ekspeditës është i tipit kulturor, travel dhe malor, do të kemi rastin të vizitojmë edhe vende të rëndësisë së veçantë kulturore dhe natyrore në Blagojevgrad, Samokov, Sofje si dhe vet Parkun Nacional të Rilës me liqenet akullnajore dhe burimet e lumenjve të njohur në Bullgari.

Ekspedita do të zhvillohet me datat 23-24-25 qershor (e premte-e shtunë-e diel) ndërsa pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit.

Vendimi, organizimi dhe udhëheqja e ekspeditës së Musalas është në përgjegjësi të Klubit Alpin Prishtina me ç’rast janë marrë parasysh gjithë faktorët dhe parametrat e nevojshëm për ta lehtësuar çështjen e vizave, udhëtimit, akomodimit, vizitave në qytete dhe ecjes në Rila.

Maja e Musalas është maje dominuese në Vargmalet e Riles dhe gjithë Ballkanin; pozicioni i saj në Jugperëndim të Bullgarisë bën që nga kjo pikë të shihen disa vargmale të njohura Ballkanike si Osogovo, Malet Rodope, Pirini, etj”, njofton KA Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat