Gjithçka është e gatshme për sfidën e radhës.
Këtë të diele me 13 prill duke filluar në orën 07:00, “Hikingnjeri” do të organizojë ecjen në Sharrin e Prevallës, përkatësisht në Majën e Oshlakut 2212 metra, i cili gjendet midis Sharrit të Prizrenit dhe Shtërpcës.
Kurrizi i Oshlakut është një ndër bjeshkët që ofron pamje me impozante në Kosovë.
Do ta shohim komplet faqen veriore të Sharrit lindor dhe shumë bjeshkë tjera të Kosovës.