Mali i Tumbës dhe Bulecit

Alpinizem

Mali i Tumbës dhe Bulecit

Më: 13 maj 2025 Në ora: 14:29
Pamje

Klubi Alpin Prishtina fton në ecjen e së dielës në malet e Pllanjanit me qëllim të vizitës së maleve të Tumbës, Bulecit dhe Ujit të Groposur. 

“Ecja do të bëhet kryesisht nëpër teren të hapur me pyje të rralla, prandaj preferohet edhe për fillestarët. 

Pas përfundimit të ecjes një pushim kafeje do të bëhet në qytetin e Prizrenit.

Tumba, Uji i Groposur dhe vet Buleci gjenden në Bjeshkët e Sharrit, në mes të bjeshkëve të Therandës dhe Prizrenit.

Rrethinat e saj dikur kanë qenë zona të mbrojtura dhe kanë pasur vlera të jashtëzakonshme të florës dhe faunës; ndërsa sot ka iniciativa që ky regjion të vihet nën mbrojtje dhe të përfshihet në Parkun Nacional të Sharrit me qëllim të rikthimit të statusit të mëparshëm”, - njoftojnë organizatorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat