Alpinistja e famshme e Kosovës: Krenare përgjithmonë

Alpinizem

Alpinistja e famshme e Kosovës: Krenare përgjithmonë

Nga: K.G. Më: 15 maj 2025 Në ora: 18:43
Uta Ibrahimi

Me zemër të madhe e me guxim kudo e ka përfaqësuar Kosovën me krenari dhe lartësuar në majat më të larta të botës.

Është alpinistja e famshme Uta Ibrahimi, që ka arritur së fundit në majen 8000 metra në Kanchenjungua. 

“Krenare përgjithmonë!

E mbushun në zemër për gjithë jetën, që nëi projekt të nisur në vitin 2017, për me i ngjit 14 majat më të larta të botës, atëherë veq andërr, e sot, 9 vjet pas, një jete të tërë, arrita me e realizuar!

Dalëngadalë, me shumë sakrificë, me shumë mund, me shumë lot, gëzimi e hidhërim, shumë sfida, e shumë dashni, arrita me i dal në krye.

Qysh? E din veç zemra ime>

Për krejt këto 9 vjet, janë shumë që më kanë mbështet, e shumë që nuk kanë besu, shumë që kanë kontribu, e shumë që e kanë kundërshtu, e shumë që kanë komentu prej ulësëve të nxehta, por asnjëherë, asnjëra nuk m’ka lanë me u dorëzu! 

Krejt m’kan shty fort deri në fund!

Deri në fund, dhe me e valvit flamujt e mi të zemrës, shtetit tim Kosovës, e kombit time shqiptar, edhe me u bë njeri i parë nga vendet e Ballkanit me këtë arritje në alpinizëm!

Jam shumë e emocionume për krejt këtë rrugëtim nga ngjitja e fundit e Majes Kanchenjungua”, ka shkruar Ibrahimi në profilin e saj në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat