Këtë të diele me 8 qershor duke filluar në orën 06:30 të mengjesit, “Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen në një ndër bjeshkët më të bukura të Kosovës, Pllaqicën e Vokshit në Deçan me Liqenin e Zemrës në Gjeravicë!
“Ecja zgjatë 18 km (lartë dhe poshtë) dhe bëhet nëpër shteg malor dhe rrafshlarta të mahnitshme të Bjeshkeve te Deçanit.
Ecje deri te liqeni do te behet kah bjeshka e bukur e Pllaqicës së Vokshit përmes Zallit të Rupës.
Në bjeshkë ka burime të ujit.
Ejani dhe shijojeni ecjen e paharrueshme në bjeshkën madhështore të Pllaqices së Vokshit me Liqenin Zemër / Gjeravicë!”, njoftojnë mes të tjera organizatorët.