Në Majën e Malësorit 2424 metra dhe Liqenet e Liqenatit

Alpinizem

Në Majën e Malësorit 2424 metra dhe Liqenet e Liqenatit

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 12:26
Liqenati

Pas një fundjavë perfekte në Pllaqicen e Vokshit dhe Liqenin e zemrës ne Junik, këtë të diele me 15 qershor, “Hikingnjeri” organizon ecjen në Majën e Malësorit 2424 metra dhe kalimthi do ti vizitojnë Liqenet e Liqenatit.

Maja shtrihet në mes Liqenatit të Rugovës, Lugut të Shkodrës, bjeshkëve të Deçanit dhe Bjeshkës së Bjelluhës në Mal të Zi.

Organizimi do të jetë për 3 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve:

1. Deri te Liqenati i Kuçishtës (liqeni i madh) ku bjeshkatarët mund të rrijnë, notojnë dhe të pushojnë. Komplet 4km (lart e poshtë). Ata që vendosin të rrijnë këtu, do ti marrim gjatë kthimit.

2. Pas pushimit te liqeni i madh, ky grup do të vazhdojë deri te Liqeni i dytë dhe i thate i Drelajve.

Për ata që duan të rrijnë dhe të kalojnë kohë te ky liqe, aty gjendet edhe nje stan "Debani i Malesorit" stafi, i cili ju ofron pije dhe ushqim tradicional.

3. Grupi Express i Majës së Malësorit 2424m për të fortit.

Këta do ta vizitojnë liqenin e madh, të voglin, Lugun e Shkodrës dhe Majën e Liqenatit 2424 metra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat