Këtë të diele me 24 gusht duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit, “Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen në një ndër bjeshkët më të bukura të Kosovës, bjeshkën e Tropojës midis Kosovës dhe Shqipërisë, me liqenin e saj në Junik!
“Kjo ecje do të organizohet për 2 deshira:
1. Deri te Liqeni i Tropojës, ku bjeshkatarët do të pushojnë ose notojnë në liqenin e kthjellët të Tropojës ne Junik, KS
2. Deri te Maja e Ramë Arucit 2358m (extra 1km ose 20 min një drejtim) ne kufi midis KS dhe AL.
Nga majet do të shihni pamje spektakolare 360 shkallëshe.
Se cilën nga këto do ti vizitoni, do të vendosni pasi të mbërrijmë te liqeni.
Ecje deri te liqeni, dhe maja në kufi midis Kosovës dhe Shqiperisë është e përshtatshme edhe për fillestarë!:, njofton organizatorët.